Derbi londinez mes Chelseat e Arsenalit, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi londinez mes Chelseat e Arsenalit, ja formacionet e mundshme

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:33
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet super derbi londinez, ku në stadiumin “Stamford Bridge” kampioni aktual evropian Chelsea e pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Chelsea shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër skuadrës së Crystal Palace, ku edhe u kualifikua në finale të FA Cup, ndërkaq Arsenali pësoi humbje 1:0 kundër Southamptonit.

Takimi i fundit mes dy rivalëve të përbetuar londinez daton në gusht të vitit të kaluar, ku asokohe Chelsea shënoi fitore solide me rezultat 2:0 kundër Arsenalit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Thomas Tuchel nuk do të paraqiten Chilwell, Hudson-Odoi, Kovacic dhe Barkley, kurse Mikel Arteta nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Partey, Tierney, Lacazette dhe Tomiyasu.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; James, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Werner; Havertz

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tavares; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Martinelli

20:45 Chelsea – Arsenal (Stadiumi Stamford Bridge).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat