Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Bundesligë

Futboll

Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Bundesligë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:57
Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Bundesligë

Hector Herrera do të largohet në fund të sezonit dhe për këtë arsye drejtuesit e Atletico Madrid kanë nisur punën për të afruar në skuadër Orel Mangala, i cili aktivizohet në Bundesligë te Stuttgarti.

Mesfushori ka kohë që u ka bërë me dije drejtuesve të klubit gjerman se dëshiron të largohet nga Gjermania për të provuar një aventurë të re.

Mangala iu bashkua Stuttgartit në vitin 2017 duke bërë një punë shumë të mirë në mesin e fushës dhe duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e klubeve të tjera.

Spanjollët e shikojnë belgun, i cili mund të luajë si në krahun e majtë ashtu si edhe në të djathtin, si pasuesin ideal të Herreras.

Gjermanët e vlerësojnë 24-vjeçarin 17.4 milionë euro, por Atletico po vlerëson edhe lojtarë të tjerë, pasi në listën e tyre janë Boubacar Kamara të Marseille dhe Mo Camara të Salzburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat