Legjenda gjermane flet me superlativa për Ibrahimoviçin

Futboll

Legjenda gjermane flet me superlativa për Ibrahimoviçin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:41
Legjenda gjermane flet me superlativa për Ibrahimoviçin

Zlatan Ibrahimoviçi luajti një rol kryesor në fitoren që Milani arriti kundër Lacios në minutat e fundit. Suedezi me asistin e tij për Tonalin solli edhe golin e avantazhit, ndërsa këtë gjë e ka përshëndetur edhe mesfushori gjerman, Bastian Shvainsteiger.

Përmes një postimi për “Twitter” ai shpjegoi edhe lëvizjen e Ibrës dhe sa i rëndësishëm ishte te goli. Më shumë sesa me asistin ai analizoi lëvizjet e sulmuesit suedez.

“Zlatani mban hapur luftën për titull në Itali. Jo vetëm prej asistit që ishte vendimtar për golin, por edhe për lëvizjen dhe mënyrën sesi e mbylli hapësirën e Strakoshës, përpara se Rebiçi të rifitonte topin.

Këto janë detajet e vogla që bëjnë diferencën! Faleminderit Ibrahimoviç”, shkruhej në postimin e legjendës gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat