Shpërthen në lot pas ndeshjes!

Futboll

Shpërthen në lot pas ndeshjes!

Më: 27 prill 2022 Në ora: 23:14
Shpërthen në lot pas ndeshjes!

Një gafë e rëndë e portierit Radiu në minutën e 81-të në sfidën ndaj Bolonjës, mund t’i kushtojë humbjen e titullit kampion Interit të Simone Inzagit, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Vendasit e Mihajloviçit, triumfuan me rezultatin 2-1, duke i dhënë një goditje të rëndë interistëve. Në fund të takimit, portieri i Interit, Radu, shpërtheu në lot duke u ndjerë fajtor për këtë humbje.

Ndërkohë që shoku i skuadrës, holandezi Dumfris, përpiqet ta ngushëllojë bashkë me Korrean, portierin e ri.

Në një moment, Dumfris shihet teksa bllokon kamerën, për të mos filmuar momentin kur rumuni Radu është duke lotuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat