Këto janë ndeshjet më interesante të ditës së sotme

Futboll

Këto janë ndeshjet më interesante të ditës së sotme

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:14
Ilustrim

Pas një jave përplot me futboll në garat evropiane si ajo e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe në atë të Konferencës, futbolli sot vazhdon në top ligat më të mira evropiane.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë në Bundesliga, ku me fillim nga ora 20:30 skuadra e Union Berlinit zhvillon ndeshje si vendase kundër Greuther Furth.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 33 pikë, ku Union Berlini zë vendin e gjashtë me 50 pikë, krahas Greuther Furth që renditet në vendin e fundit me vetëm 17 pikë.

Në anën tjetër, ndeshje interesante do të kemi edhe në Ligën 1 të Francës, ku tanimë kampioni i këtij sezoni zhvillon ndeshje si mysafirë i Strasbourgut.

Të dy skuadrat i ndajnë 18 pikë në tabelë, ku PSG natyrisht renditet në vendin e parë me 78 pikë, krahas Strasbourgut që zë vendin e gjashtë me 56 pikë.

Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 në La Ligan spanjolle do të kemi një ndeshje tejet interesante, ku skuadra e Sevillas pret në shtëpi Cadizin.

Cadizi do të synojë me çdo kusht fitoren që të vazhdojë garën për mbijetesë, ku zë vendin e 17 me 31 pikë të arkëtuara, krahas Sevillas që renditet në vendin e tretë me gjithsej 63 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e dytë.

Programin e plotë të ndeshjeve më interesante në top ligat evropiane i gjeni më poshtë.

Bundesliga

20:30 Union Berlin – Greuther Furth

Liga 1 e Francës

21:00 Strasbourg – Paris Saint-Germain

La Liga

21:00 Sevilla – Cadiz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat