Shehi pas disfatës me Laçin: T’i vendosim gishtin kokës…

Futboll

Shehi pas disfatës me Laçin: T’i vendosim gishtin kokës…

Më: 29 prill 2022 Në ora: 19:15
Shehi pas disfatës me Laçin: T’i vendosim gishtin kokës…

Tirana nuk arriti dot të festonte titullin kampion në transfertën e Laçit, duke humbur sfidën me kurbinasit me shifrat 1-0. Në një intervistë për emisionin “Gol Pas Goli”, tekniku i bardhebluve, Oregs Shehi, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

Keqardhje? – Ndjej se nuk morëm më shumë seç duhet, sepse sot luajtëm më mirë se në ndeshjen e kaluar. Na mungoi egërsia për të shënuar. Kundërshtari e shfrytëzoi shumë mirë.

Shpërdorime? – Kemi shkelur shumë herë zonën, por nuk ishim agresiv. Mund të kërkonim portën dhe atëherë kur e bëmë ishim shumë të lehta.

Festa me Teutën? – Kjo puna e festës ka ulur përqendrimin. Javët zvogëlohen dhe ne kemi ulur luftën. Duhet t’i vëmë gishtin kokës. Është dhe merkato që ka ulur pak vigjilencën. Duhet të jemi agresiv, sepse ndryshe nuk e bëjmë dot diferencën.

Skuadra nuk është e përgatitur? – Nuk është vetëm te festa. Janë shumë komponent. Çorientojnë lojtarët. Këta çuna e meritojnë kampionatin. Shumë lojtarë tonët kanë shumë gjëra në kokë. Kjo është e vështira për ne dhe kjo ul përqendrimin dhe grimtën. Nuk duhet të mendojmë për festën. Kurrë nuk kemi humbur dy ndeshje radhazi.

Përqendrimi? – Mbajtja e tepruar e topit, duke e prekur topin 3-4 herë është e kotë. Më duket si futboll i viteve 60’. Ne s’jemi marrë me atë që ikën. Vetëm për analizën. Ne duhet të përmirësojmë këtio që thashë dhe të fokusohemi te ndeshja e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat