Lajme të mira për Inzaghin, Barella rikthehet në stërvitje

Futboll

Lajme të mira për Inzaghin, Barella rikthehet në stërvitje

Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:26
Lajme të mira për Inzaghin, Barella rikthehet në stërvitje

Interi u stërvit ditën e sotme në prag të ndeshjes ndaj Empolit në kampionat.

Sipas “Sky”, Nicolo Barella është stërvitur rregullisht ditën e sotme dhe nuk ka shfaqur probleme.

Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Udineses dhe në pamje të parë dukej si diçka e rëndë, por që nuk ishte serioze.

Bastoni mendohet se nuk do të aktiviziohet, pasi Inzaghi po mendon ta rikthejë në formën e tij më të mirë fizike dhe po e ruan për finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat