I pakënaqur me lojtarët

Futboll

I pakënaqur me lojtarët

Më: 5 maj 2022 Në ora: 19:33
I pakënaqur me lojtarët

Mes shumë rasteve të shpërdoruara, mbyllet ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë.

Shkodranët kanë qenë më afër me golin në pjesën e parë, megjithëse ritmi i atyre 45 minutave nuk ishte më i miri i mundshmi.

Në minutën e 30 do të vinte rasti i pastër ku pas pasimit të Aralicës, Da Silva u gjend përballë Simonit. Menjëherë erdhi goditja dhe ndërhyrja shpëtimtare e portierit të Dinamos.

Ndërkohë në minutën e fundit Jonuzi goditi fuqishëm nga distanca dhe topi u afrua me trekëndëshin, por duke dalë jashtë. Dy pretendime për penallti te Vllaznia, teksa më shumë diskutime ngjall prekja me dorë e Imamit në minutën e 43. Arbitri e ka ndalur lojën për disa sekonda dhe në VAR është konfirmuar vendimi i kryesorit se loja duhet të vazhdonte.

Sa i përket pjesës së dytë, raste të pastra kishte për të dy ekipet. Reginaldo u gjend dy herë përballë Zogovic dhe nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë e pastra. Ndërsa te Vllaznia kishte vend që të gabonin të gjithë, me kulmin që arriti në minutat e fundit teksa Jonuzi nuk gjeti dot rrjetën vetëm pak metra larg saj. Në fund ishte edhe Hakaj që tentoi nga distanca dhe topi shkoi shumë pranë golit. Me këtë rezultat mund të themi se humbin të dy ekipet, me Vllazninë që nuk shfrytëzon dot mundësinë për t’iu afruar Europës edhe nga Superiorja, ndërsa Dinamo nuk përfiton dot nga humbja e Egnatias me Lacin.

Plori (Vllaznia): “Nuk mund të them brishtësi. Ka të bëjë edhe cilësia. Të kesh aq raste dhe të gabosh do të thotë që mungon cilësia. Po nuk shënove, nuk i fiton dot ndeshjet. Kjo ndeshje nuk ishte si gjithë të tjerat. E donim dhe u përpoqëm deri në minutën e fundit për të fituar ndeshjen. Dita e sotme ishte një goditje për ne. Duke ditur që luanim me Dinamon në fundin e tabelës, duke ditur që duam të arrijmë Kupat e Europës nga kampionati".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat