Sulmi ndaj Empolit i besohet argjentinasve

Futboll

Sulmi ndaj Empolit i besohet argjentinasve

Më: 6 maj 2022 Në ora: 13:27
Sulmi ndaj Empolit i besohet argjentinasve

Sulmi ndaj Empolit i besohet argjentinasve!

Simone Inzagi nuk mund të mos mendojë për finalen e Kupës së Italisë me Juven, pavarësisht se sa e rëndësishme është ndeshja e sotme me Empolin.

Për këtë trajneri ka zgjedhur t’ia besojë dyshen e sulmit Lautaros e Korreas duke lënë pushim Edin Xhekon, që do të marrë vendin e titullarit ndaj bardhezinjve të mërkurën.

Një tjetër zëvendësim i detyruar do të jetë aktivizimi i Dimarkos në të majtë të mbrojtjes, në vend të Bastonit që ende nuk është rikuperuar, ndërkohë që tek Interi mund t’i gëzohen rikthimit të Hakan Çalhanoglusë pas skualifikimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat