Trafikim i qënieve njerëzore, arrestohet lojtari i njohur në Kosovë

Futboll

Trafikim i qënieve njerëzore, arrestohet lojtari i njohur në Kosovë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:10
Trafikim i qënieve njerëzore, arrestohet lojtari i njohur në Kosovë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kosova aty ku sipas shtypit të shkruar, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John është arrestuar nga autoritet për shkak të veprës penale së “Trafikimit të qënieve njerëzore”, ndërsa dyshohet  edhe për shfrytëzim seksual ndaj viktimës së trafikuar.

Një akuzë e rëndë e cila ende nuk ka gjetur një konfirmim nga ana e klubit të Prishtinës apo Prokurorisë, skuadër me të cilën 24-vjeçari ishte bërë pjesë prej vitit 2020.

Ndërkaq, kujtojmë se Otto John ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut në Superiore teksa me korçarët është aktivizuar në 43 ndeshje duke realizuar edhe pesë gola.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë si do të vijojë historia e sulmuesit në Kosovë pasi akuzat janë të rënda dhe mund të ndikojnë në vazhdimësinë e karrierës së futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat