Kjo është kontrata që i afrohet

Futboll

Kjo është kontrata që i afrohet

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:44
Kjo është kontrata që i afrohet

Manchester City duket se e ka seriozisht për të nënshkruar me Paul Pogban.

“The Guardian” ka raportuar se kampioni në fuqi anglez është i gatshëm t’i ofrojë kontratë katërvjeçare francezit.

Gjithashtu, në kontratë të parashihet edhe opsioni për zgjatje edhe për një tjetër vit.

“Daily Mail” më herët ka raportuar se Pep Guardiola e dëshiron francezin në skuadër, pasi e ardhmja e Bernardo Silvas dhe Ilkay Gundoganit është në dyshim, teksa Fernandinho do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Kujtojmë se Pogba do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Paris Saint-Germaini dhe Juventusi besohet se janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat