Ronaldo i zhgënjyer

Futboll

Ronaldo i zhgënjyer

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:41
Ronaldo i zhgënjyer

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Mannçester Junajtid nuk shkoi sipas pritshmërive. Pavarësisht paraqitjeve pozitive të portugezit me klubin rezultatet nuk erdhën dhe tani “Djajtë” janë zyrtarisht jashtë Champions Ligës për sezonin e ardhshëm, nisur nga këto kushte Ronaldo ka filluar të mendojë për të ardhmen, e cila mund të jetë larg Junajtid.

Sipas “The Mirror”, portugezi ka biseduar këtë ditë me ish-trajnerin e tij në aventurën e parë te anglezët, Sir Aleks Ferguson lidhur me të ardhmen e tij në klub.

Sipas raportimeve 37-vjeçari ka shprehur hapur pa kënaqësitë ndaj klubit dhe situatës dhe ka kërkuar mendimin e ish-teknikut se çfarë duhet të bëjë me të ardhmen e tij.

As trajneri i ri i Junajtid Ten Hag duket se nuk e ka impresionuar Ronaldon, i cili në ditët e shkuara është përfolur dhe për një rikthim të bujshëm te Reali i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat