Skuadra shqiptare shokon kampion e ri të Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare shokon kampion e ri të Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 23:03
Skuadra shqiptare shokon kampion e ri të Malit të Zi

Deçiqi i Tuzit ashtu si i ka hije ka importuar tre pikë të mëdha nga Nikshiqi, duke e shokuar Sutjeskën, kampion i ri.

Skuadra shqiptare ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Sutjeskës, në takimin e javës së 33-të kampionatit malazez.   

“Deçiç tregoi forcë, Iskra afër Evropës”, shkruan media malazeze “Vijsesti”. 

“Futbollistët e Deçiqit praktikisht siguruan vendin e tretë dhe hyrjen në garat evropiane, e një hap të madh drejt këtij qëllimi bëri edhe Iskra.

Deçiq, finalisti i Kupës së Malit të Zi, festoi në Nikshiq, pas kthesës së shënuar nga Radulle Zhivkoviq me gol që shënoi në minutën e 51-të”, shkruan më tej. 

Për Sutjeskën shënoi Meldin Dreshkoviq (17}) e për Deçiqin Robert Gjelaj (20’), Radulle Zhivkoviq (51’). 
Sutjeska kryeson me 74 pikë, pasojnë Buduçnosti me 61, Deçiqi 53, Iskra me 48 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat