​Altik Muhaxhiri, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Futboll

​Altik Muhaxhiri, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Më: 10 maj 2022 Në ora: 12:01
​Altik Muhaxhiri

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” për xhiron e 34-të është shpallur portieri nga radhët e Dukagjini Altik Muhaxhiri. 

Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve. 

Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për skuadrën nga Klina si mysafir ndaj Dritës. 

Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina. 

Dukagjini është duke luftuar për t'iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkt Drenica dhe Malisheva

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat