Ronaldo ua tregon shokëve të skuadrës vendimin e tij

Futboll

Ronaldo ua tregon shokëve të skuadrës vendimin e tij

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:02
Ronaldo ua tregon shokëve të skuadrës vendimin e tij

Cristiano Ronaldo ua ka treguar shokëve të skuadrës vendimin për të ardhmen e tij.

Ylli portugez iu ka thënë shokëve në dhomat e zhveshjes se do të qëndrojë në Manchester United.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 37 vjeçari u ka thënë atyre se do të rri në “Old Trafford” nëse trajneri i ardhshëm i ekipit, Erik Ten Hag e do atë në skuadrën e tij.

Për momentin nuk dihet nëse trajneri holandez llogarit në shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Kjo pasi trajneri aktual i Ajaxit po planifikon ta freskojë ekipin me lojtarë të rinj në moshë.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit mund të jetë një krahë i djathtë për ta, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Përfaqësuesi portugez madje është i gatshëm të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” edhe pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, pasi që siç dihet, “Djajtë e Kuq” mbetën jashtë kësaj gare për edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat