Uzuni asiston, Granada fiton tre pikë të mëdha në kampionatin spanjoll

Futboll

Uzuni asiston, Granada fiton tre pikë të mëdha në kampionatin spanjoll

Nga: K. Goca Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:55
Uzuni asiston, Granada fiton tre pikë të mëdha në kampionatin spanjoll

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, bëri paraqitje të mirë në fanellën e Granada-s, e cila si vendas ndali tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në kampionatin spanjoll.

Granada ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Athletic Bilbaos, në takimin e javës së 36-të.

Në minutën e 35-të, Collado i rrëmben topin mbrojtësit të ekipit bask dhe pason për Uzunin, që edhe pse kishte mundësi të shënonte vetë, asistoi shokun e skuadrës, i cili realizoi për 1:0.

Granada aktualisht është në pozitën e 16-të me 37 pikë e Bilbao në të 8-tin me 52 sosh.

Uzuni u zëvendësua në minutën e 78-të.

Vesga i Bilbaos u përjashtua nga loja (pas dy kartonëve të verdhë) në minutën e 85-të, 

Myrto Uzuni u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat