Tre emra befasi për stolin e PSG-së

Futboll

Tre emra befasi për stolin e PSG-së

Më: 13 maj 2022 Në ora: 13:59
Messi

Paris Saint-Germain ka vënë në shënjestër tre emra për stolin e ekipit sezonin e ardhshëm. Kampionët e Francës duket se do të bëjnë një revolucion të vërtetë këtë verë, duke filluar nga zëvendësimi i Mauricio Pochettino.

Sipas L’Equipe, drejtuesit e klubit e kanë ngushtuar në tre emra listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin 2022/23.

Në krye të listës duket se qëndron Marcelo Gallardo, i cili është bërë i njohur falë eksperiencës të jashtëzakonshme në drejtim të River Plate.

Për të është interesuar në fillim Barcelona, kur katalanasit ishin në kërkim për një zëvendësues të Ronald Koeman. Por Gallardo nuk është vetmi emër në listë.

Në Paris, në fakt, po shqyrtohet edhe mundësia e punësimit të Joachim Low, ish-trajneri i Gjermanisë, i cili e udhëhoqi kombëtaren drejt Kupës së Botës në 2014-ën.

Emri i tretë dhe më befasues i listës është ai i Thiago Motta-s, ish-lojtar i klubit francez, i cili është aktualisht në drejtim të Spezia-s në Serinë A.

Marcelo Gallardo mund të jetë në avantazh ndaj dy trajnerëve të tjerë falë Lionel Messi-t, duke parë se të dy janë argjentinas.

PSG ka një nevojë të dëshpëruar për një rindërtim pas dështimit të radhës në Champions League, që ka ardhur pavarësisht përforcimit të skuadrës me Messi, Gianluigi Donnarumma dhe Sergio Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat