Derbi në Klinë, Malisheva në presion të Gjilanit 

Futboll

Derbi në Klinë, Malisheva në presion të Gjilanit 

Nga: K. Goca Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:31
Derbi në Klinë, Malisheva në presion të Gjilanit 

Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 35-të (e parafundit) të elitës së futbollit të Kosovës.

Derbi zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, mes Dukagjinit dhe Llapit. 

Malisheva është në presion të sfidës me Gjilanin, ndërsa Prishtina e Drita ballafaqohen në “Fadil Vokrri”, si njëra palë po ashtu edhe tjetra luajnë pa ngarkesë.

Ballkani kryeson me 73 pikë, pasojnë Gjilani me 62, Drita 58, Llapi 54, Prishtina 48, Dukagjini 46, Malisheva 44, Drenica 44, Ulpiana 24 dhe Feronikeli 12.  

Ballafaqimet e javës së 35-të

Ulpiana - Feronikeli
Prishtina - Drita
Dukagjini - Llapi
Drenica - Ballkani
Gjilani - Malisheva

Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat