Aktorja ndan një tjetër futbollist nga e dashura

Futboll

Aktorja ndan një tjetër futbollist nga e dashura

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:21
Aktorja ndan një tjetër futbollist nga e dashura

Pas flirtit që China Suarez kishte me futbollistin e PSG-së, Mauro Icardi, duket se aktorja ka hyrë midis një tjetër çifti në botën e futbollit.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Atletikos së Madridit, Rodrigo De Pol dhe ish të dashurës së tij, Kamila Homs.

Siç bëhet me dije nga mediat spanjolle, mesfushori është takuar dy herë me aktoren seksi, një herë në Madrid dhe një herë në Buenos Aires.

Kjo duket se ka sjellë dhe krisjen mes De Pol dhe të dashurës së tij, të cilët nuk vazhdojnë të kenë më një lidhje me njëri-tjetrin, edhe pse kanë një fëmijë së bashku.

Kujtojmë që China Suarez pati dhe një lidhje përpara disa kohësh me Mauro Icardin, gjë që solli një krisje midis lidhjes së tij me Wanda Naran, e cila posti dhe bisedat e sulmuesit me aktoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat