Tare përgatitet për goditjen e madhe

Futboll

Tare përgatitet për goditjen e madhe

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:55
Tare përgatitet për goditjen e madhe

Ndryshime të mëdha priten te Lacio këtë merkato, teksa Igli Tare do të ndërhyjë në çdo repart të fushës. Milinkoviç-Saviç është një prej emrave që me shumë mundësi do të largohet nga kryeqyteti italian dhe në kampin bardheblu kanë nisur të projektojnë pasuesin e tij.

Igli Tare përgatitet për goditjen e madhe të verës. “Calciomercato“ raporton se drejtori sportiv shqiptar ka hedhur sytë drejt Londrës, aty ku ndodhet Jorginho.

Mesfushori i Chelsea-t pëlqehet së tepërmi nga Mauricio Sarri, i cili e ka drejtuar në periudhën që ka qenë trajner i bluve të Londrës.

Negociatat do të hapen për të paktën 10 milionë euro dhe mbetet për t’u oarë nëse do të përmbyllet gjithçka me një firmë në kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat