Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reimsin

Futboll

Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reimsin

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:51
Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reimsin

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Reimsit.

Klubi francez ka njoftuar se 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Zeneli te Reimsi u transferua në janar të vitit 2019.

Mitrovicasi në total ka zhvilluar 55 paraqitje me këtë skuadër, teksa ka shënuar tetë gola dhe dhjetë asistime.

Arbër Zeneli këtë sezon është paraqitur vetëm tetë ndeshje në Ligue 1, ku shënoi dy gola dhe shtoi tri asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat