Laporta thumbon Realin dhe Mbappen

Futboll

Laporta thumbon Realin dhe Mbappen

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:33
Joan Laporta, Kylian Mbappe

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta në konferencën e fundit për media është pyetur për mundësinë e transferimit të yllit francez, Kylian Mbappe.

Mbappe si duket ka vendosur që mos të rinovojë kontratën e tij me gjigantin francez, Paris Saint-Germain, dhe spekulimet e shumta e lidhin francezin me një kalim te Real Madridi.

Po ashtu, Mbappe ishte lidhur me një kalim te Barcelona, por që presidenti i kësaj të fundit ka shuar shpresat e çdo tifozi blaugranë.

“Ne nuk do ta konsideronim kurrë që të nënshkruajmë me një lojtarë i cili kërkon 50 milionë euro në sezon si pagë”, tha Joan Laporta, president i Barcelonës.

Së fundmi, raportohet se Mbappe ka refuzuar çdo gjë nga PSG vetëm për ta realizuar ëndrrën e tij dhe t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat