Zhang i lumtur me Inzaghin

Futboll

Zhang i lumtur me Inzaghin

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:10
Zhang i lumtur me Inzaghin

Zhang i lumtur me Inzaghin!

Pavarësisht se si përfundon kampionati, Steven zhang është i kënaqur me punën që Simone Inzaghi ka bërë dhe kështu presidenti i klubit dëshiron rinovimin e kontratës së tij.

Kontrata aktuale e Inzaghit është 4 milionë euro neto në sezon dhe parashikohet të shkojë në 5,5 milionë euro në sezon. Një pagë më e lartë në shenjë mirënjohje për punën e bërë dhe objektivat e shumta të arritura.

Ditët në vijim palët do të takohen për të biseduar dhe për të nënshkruar kontratën e re, por nëse ndonjë mrekulli ndodh në ndeshjen e fundit të Serie A, ku Interi fiton titullin, atëherë gjërat mund të ndryshojnë, sigurisht për mirë ku Inzaghi mund të përfitojë edhe më shumë se sa ishte parashikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat