Skuadra shqiptare pretendon fitore në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare pretendon fitore në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:24
Skuadra shqiptare pretendon fitore në Mal të Zi

Nesër (20.00) zhvillohet java e parafundit e kampionatit malazez në futboll. Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit kërkon fitore në Tivar në përballje me Mornarin. 

Në fakt është edhe derbi i kësaj jave dhe pritet me rivalitet. 

Deçiqi e ka të siguruar biletën për në Kupat Evropiane, por tani vëmendjen e ka të finalja. 

Sutjeska kryeson me 74 pikë dhe ka dhjetë më shumë se Buduçnosti i vendit të dytë.

Deçiqi është i treti me 56, Iskra ka 51, Mornari 44 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat