Malisheva përgatitet për ndeshjen si finale me Dukagjinin 

Futboll

Malisheva përgatitet për ndeshjen si finale me Dukagjinin 

Nga: K. G. Më: 20 maj 2022 Në ora: 22:45
Malisheva përgatitet për ndeshjen si finale me Dukagjinin 

Malisheva po përgatitet për ndeshjen si finale me Dukagjinin e Klinës, e cila zhvillohet të dielën në orën 15.00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Malisheva kërkon fitore që t’i shmanget barazhit, ndërsa Dukagjini i konvenon edhe barazimi në takimin e javës së fundit të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje që pritet me emocione nga të dy skuadra, e cila është sikur finale. 

“Një tifoz i vendosur dhe i përkushtuar i FC Malishevës, Fatmir Limaj, vizitoi sot skuadrën gjatë sesionit stërvitor të ditës së sotme. Z. Limaj ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komunës z. Ekrem Kastrati dhe zyrtarë tjerë. 

Limaj i përgëzoi lojtarët dhe i inkurajoi ata dhe pohoi se ishte një sezon i vështirë, por i bukur.

Ai shprehi besim të plotë se të dielën, së bashku, do t’ia dalim. Atmosfera elektrizuese dhe emocionet e fuqishme që sjell ky sport i bukur na ka bashkuar më shumë se kurrë”, njofton FC Malisheva.

“Gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit!

'Shpresa', sado e vogël që është, është shpresë, mirëpo ne jo vetëm që shpresojmë, por edhe besojmë!

Të jesh tifoz i këtij klubi do të thotë të mishërohesh me çdo gjë rreth tij, të ndjesh gëzimin dhe dëshpërimin e momenteve të mira dhe të vështira, por gjithnjë duke besuar dhe shpresuar.

Ta duash FC Malishevën, të mëson të besosh, të besosh edhe atëherë kur ka vështirësi, edhe atëherë kur të gjitha bastet janë kundër, edhe atëherë kur të gjithë thonë është e pamundur. 

Ta duam dhe ta përkrahim klubin deri në kohë të mira, deri në lavdi.
Ne Jemi Malishe
va
Ne Jemi Familje”, thuhet nga Malisheva.
Malisheva është në vend të tetë me 47 pikë e Dukagjini në të gjashtin me 49 sosh pas 35 jave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat