Interi duhet të bëjë një tjetër sakrificë

Futboll

Interi duhet të bëjë një tjetër sakrificë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:37
Interi duhet të bëjë një tjetër sakrificë

Interi duhet të bëjë një tjetër sakrificë në merkaton e verës. Vitin e kaluar zikaltrit hoqën dorë nga Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku për të rregulluar bilancet. Sivjet pritet të largohet Alessandro Bastoni, edhe pse Simone Inzaghi e cilëson tepër të rëndësishëm lojtarin italian.

Drejtuesit e Interit e vlerësojnë 60 milionë euro qendërmbrojtësin 23-vjeçar. Tre janë klubet e interesuara për lojtarin e kombëtares italiane. Bayern Munchen, Manchester City dhe Tottenham kanë nisur bisedimet me Tulio Tinti, menaxherin e Bastonit.

Ndërkohë, Interi po tenton të afrojë një tjetër lojtar me parametra, diçka që është bërë rutinë në vitet e fundit. Ai është Henrikh Mkhitaryan. 33-vjeçari armen del lojtar i lirë në fund të sezonit.

Roma tenton ta mbajë sërish në kryeqytet, Jose Mourinho e vlerëson, teksa drejtori sportiv, Tiago Pinto, mohoi kalimin e mesfushorit fantazisti tek ekipi i Inzaghit: “E njoh mirë Mkhitaryan, 100%, kështu që e di që janë gënjeshtra çfarë flitet për të.

Ai nuk po bisedon me Interin”. Gjithsesi, drejtuesit e klubit nga Milano kanë gati një ofertë 2-vjeçare për ish-lojtarin e Arsenalit dhe Dortmundit, dhe një pagë sezonale prej 4 milionë eurosh në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat