Shpërthen pas rinovimit të Mbappes: Al Khelaifi është i rrezikshëm

Futboll

Shpërthen pas rinovimit të Mbappes: Al Khelaifi është i rrezikshëm

Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:09
Shpërthen pas rinovimit të Mbappes: Al Khelaifi është i rrezikshëm

Lajmi se Kylian Mbappe do të rinovojë me PSG-në, ka sjellë reagime të shumta në Spanjë ku të gjithë prisnin firmën e tij te Reali.

Reagimi më i ashpër ka ardhur padyshim nga presidenti i La Liga, Havier Tebas, i cili prej kohësh ka nisur një luftë personale kundër Naser Al Khelaifit dhe klubeve-shtet të cilat sipas tij po shkatërrojnë futbollin.

“Ajo që po bën PSG duke rinovuar me Mape me sasi të mëdha parash (sikur ta dinim ku dhe si i paguan), pasi ka regjistruar humbje për 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe ka më shumë se 600 milionë euro rroga në vit, është një fyerje për futbollin.

Al khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Superliga”, shkruante Tebas në një reagim në rrjetet sociale.

Sipas “AS”, drejtuesit e futbollit në Spanjë janë të pakënaqur me këtë lëvizje të PSG, pasi e cilësojnë një sfidë direkte ndaj UEFA-s dhe se kjo e fundit nuk ndërhyn asnjëherë për të ndalur shkeljet e dukshme të parisienëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat