Me urdhër të Beogradit, u arrestua!

Futboll

Me urdhër të Beogradit, u arrestua!

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:28
Me urdhër të Beogradit, u arrestua!

Arrestimi i Ismail Morinës, më mirë i njohur si “Ballisti”, është bërë i ditur sot nga faqja zyrtare e tij në rrjetin social, “Facebook”.

Ndër të tjera, në këtë faqe bëhet e ditur se tifozi më i njohur shqiptar u arrestua në Kukës, ndërsa janë hedhur akuza të rënda drejt politikës, duke konsideruar se ky arrestim u bë me urdhër të Beogradit.

“Ballisti” njihet si tifozi që e lëshoi dronin në Beograd në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Dhe, nga ajo kohë, ka pasur vazhdimisht probleme me ligjin dhe ishte arrestuar madje.

Më poshtë mund ta lexoni postimin në faqen e “Ballistit”.

“Sot, datë 25/05/2022, ora 09:30,  autoritetet e "Rilindjes" arrestojnë Ismail Morinën në Kukës.

Përsekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BeogradI i Miladinve ndaj shpirit te lirë.

Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë!
Rroftë shpirti i Shqiptarit!!
Zoti është shqiptar!!!”,
  shkruan në faqen e Ballistit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat