Reja befason sulmuesin e kampionëve

Futboll

Reja befason sulmuesin e kampionëve

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:28
Reja befason sulmuesin e kampionëve

Kombëtarja Shqiptare do të luajë në qershor ndaj Islandës dhe Izraelit ndeshjet e Nations League.

Për këto takime akoma nuk është shpallur lista se cilët do të jenë të grumbulluarit e Edi Rejës, kush do të jenë lojtarët e thirrur në aksion nga italiani.

Në “Abissnet Superiore” Reja ka surprizuar bomberin e kampionëve të Tiranës, teksa ka preferuar t’i dërgojë ftesë për dy ndeshjet e qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kryeqytetasve nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Taulant Seferi do të vihet nënurdhrat e Rejës, ndërsa bashke me sulmuesin ka marrë një ftesë edhe Erion Hoxhallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat