Klopp para Real-it: Gjërat nuk funksionojnë kështu

Futboll

Klopp para Real-it: Gjërat nuk funksionojnë kështu

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:31
Klopp para Real-it: Gjërat nuk funksionojnë kështu

I intervistuar nga faqja zyrtare e UEFA-s pak ditë para finales së Champions League kundër Real Madrid, Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, ka folur për sfidën duke i dhënë vazhdimësi fjalëve të Salah për “hakmarrje” pas finales së Kievit të 2018-ës.

“Kemi luajtur kundër tyre dhe kemi humbur. Çfarë reagimi pritet nga ne? E bukura është se kemi luajtur kundër Real Madrid në 2018-ën, kemi fituar në Madrid në 2019-ën, por në një stadium të ndryshëm, Wanda Metropolitano të Atletico-s dhe tani luajmë përsëri kundër Real-it”, ka thënë trajneri gjerman.

“Real-i është gjithmonë në finalen e Champions League. Revansh? Është ndjesia se duam t’i rregullojmë llogaritë, sigurisht, por nuk mund të jetë mendimi ynë kryesor.

“Nëse shkojmë atje dhe mendojmë për gjëra si ‘Revansh! Hakmarrje!’, nuk është mirë, nuk funksionojnë kështu gjërat”, ka shtuar Klopp.

“Nuk jemi kështu, kemi arritur në finale në një mënyrë të ndryshme. Duhet të luajmë siç dimë dhe është ajo që do të provojmë të bëjmë”, ka nënvizuar Klopp.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat