UEFA akuzohet për diskriminim ndaj invalidëve në finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

UEFA akuzohet për diskriminim ndaj invalidëve në finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:58
UEFA

UEFA është akuzuar për diskriminim pasi vetëm 93 pozita për invalidë u ndanë për finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

“Stade de France” me kapacitet prej 81,000 ulëseve është reduktuar në 75,000 sosh për finale, por mungesa e ulëseve për tifozët me aftësi të kufizuara, vetëm 38 sosh për secilin klub, tani është kritikuar nga Shoqata e Mbështetësve me Aftësi të Kufizuara të Liverpoolit.

UEFA pretendon se numri i vogël është për shkak të arsyeve funksionale, por Ted Morris, sekretari i Shoqatës së Mbështetësve me Aftësi të Kufizuara të Liverpoolit, tha se kjo gjë është e papranueshme.

“Nuk mendoj se kemi pasur një finale të Ligës së Kampionëve që mund të mbajë 500 tifozë invalidë dhe kjo ishte një mundësi e madhe. Është një rast i qartë diskriminimi. Nëse është për arsye komerciale, atëherë kjo është e përbuzshme”, tha Morris.

“Shumë tifozë kishin bërë plane udhëtimi sepse ju duhet të shfrytëzoni këtë shans për këtë, dhe më pas, ja, ka 38 ulëse në një stadium që ka kapacitet prej 81,000 ulëseve. Unë kam dy djem 10 vjeçarë invalidë që ulen pranë meje në ‘Anfield’, dhe si do të ua shpjegoni djemve tuaj se mund të shkoni në Paris, por nuk mund të shkoni në lojë? Unë po udhëtoj me një ndjenjë të madhe faji”, shtoi më tej Morris.

UEFA tha se zakonisht do të ishte në gjendje të ndante një numër më të madh të ulëseve, por që kjo gjë nuk ishte e mundur në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat