Klopp përpara finales: Bëmë sezon të çmendur

Futboll

Klopp përpara finales: Bëmë sezon të çmendur

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:18
Klopp përpara finales: Bëmë sezon të çmendur

Jyrgen Klop është votuar si trajneri më i mirë i Premier Ligës në sezonin 2021-‘22, ndërsa fitoi edhe trofeun “Sër Aleks Ferguson” si trajneri më i mirë i sezonit vlerësuar nga kolegët.

Liverpuli iu afrua sezonit historik të fitimit të katër trofeve, duke ngritur dy kupat angleze, ndërsa titullin e Premier Ligës e humbi vetëm për 1 pikë, edhe pse grumbulloi 92, duke u renditur menjëherë pas kampionëve të Mançester Sitit. Por sërish trajneri gjerman u vlerësua përpara rivalit të tij Pep Guardiola.

“Është një nder i madh, ishte një sezon i çmendur. Në dy ndeshjet e fundit, ne luanim për të fituar gjithçka. Nuk morëm rezultatin më të mirë, por nuk ka mbaruar ende. Dhe kur fiton një çmim të tillë ti je ose gjeni, ose ke stafin më të mirë në botë. Unë jam këtu me katër pjesëtarë të stafit tim dhe ata e dinë se sa i vlerësoj”, tha Klop pas dorëzimit të çmimit. Ndërkohë që pasi mori edhe trofeun “Sër Aleks Ferguson” nga duart e vetë legjendës skoceze, i cili votohet nga të gjithë trajnerët e të gjitha kategorive.

“Të votohem nga kolegët e mi është absolutisht çmimi më i rëndësishëm që mund të marr. Unë përgjithësisht nuk besoj te çmimet individuale. Sepse ky është një sport skuadre dhe unë nuk do të isha asgjë për ata djemtë atje. E gjitha ka të bëjë me atë që mund të bëjmë së bashku dhe atë që bëmë së bashku”, shtoi tekniku, i cili ende mund të fitojë tripletën në rast se mundin Realin e Madridit në finalen e Champions-it të shtunën në Paris.

Por a do të kërkojë Liverpuli hakmarrje për humbjen e 4 viteve më parë në finalen e Kievit? “Ka një ndjesi se ne duam të marrim revanshin, pa dyshim, por ai nuk do të jetë mendimi kryesor.

Nëse shkojmë atje duke menduar vetëm për fjalën ‘Hakmarrje dhe shpagim’ nuk funksionon kështu. Nuk jemi ne.Ne erdhëm në këtë finale në një tjetër mënyrë. Prandaj duhet të luajmë sipas stilit tonë”.

“Vetëm kohët e fundit pashë foto të sulmuesve që ai ka stërvitur në jetë dhe mendova: ‘A ka ndonjë sulmues të klasit botëror që nuk e ka stërvitur?’ Është çmenduri. Por mbi gjithçka ai është një shok i mirë. Është shumë i suksesshëm dhe frymëzon gjëra të pabesueshme. Është një djalë i shkëlqyer”, komentoi Klop për trajnerin italian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat