Maldini: Mungesë respekti...

Futboll

Maldini: Mungesë respekti...

Më: 27 maj 2022 Në ora: 14:50
Maldini: Mungesë respekti...

Gjatë prononcimit për GDS, Paolo Maldini, drejtori teknik i kampionëve të Italisë, ka folur hapur rreth situatës së tij dhe të Frederic Massara, drejtorit sportiv të klubit, duke mos i kursyer thumbimet për pronarët.

“Unë dhe Massara ndodhemi në fund të kontratës, dhe nuk po rinovojmë. Duke marrë parasysh rrugëtimin tonë dhe atë që ndodhi me Rangnick më duket mungesë respekti që administratori Gazidis dhe Elliot as nuk janë ulur për të biseduar, kaq, vetëm për biseduar.

Ata mund të na thonë: puna juaj nuk është kaq e mirë sa për të vazhduar së bashku, ose unë mund t’u them: nuk më pëlqen strategjia juaj. Më pëlqen të jem një lloj garancie për Milanin. Unë nuk jam personi i duhur për të bërë një projekt që nuk ka një ide fituese.

Nuk mund ta bëja kurrë këtë. Realiteti është se pronarët nuk janë ulur kurrë në tavolinë, kjo nuk është një gjë e mirë. Po lëvizim prej muajsh në merkato, por nuk kemi burime financiare për të hedhur hapin cilësor, jemi ende në tranzicion.

Tre lojtarë të mëdhenj do të na mundësonin të hapnim një cikël, me një strategji të nivelit të lartë mund të konkurrojmë për gjëra të mëdha. Sot, me një vizion strategjik të nivelit të lartë, Milan mund të konkurrojë me më të mëdhenjtë.

Nëse në të kundërt zgjidhet një vizion i mbajtjes me para, pa investime, pa ide të Milan, rreziku është që të lihemi në harresë”, deklaroi legjenda e Milanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat