Mane te Bayern? Deklarohet Klopp

Futboll

Mane te Bayern? Deklarohet Klopp

Më: 27 maj 2022 Në ora: 19:01
Sadio Mane

Sadio Mane dhe Liverpool mund të ndahen në fund të këtij sezoni dhe senegalezi me shumë mundësi do të kaloje te Bayern Munich për 30 milionë euro.

Në lidhje me lajmin e publikuar sot nga “L’Equipe”, trajneri Jurgen Klopp ka reaguar në konferencën për shtyp para finales së Champions League ndaj Real Madrid.

“Sadio po kalon sezonin më të mirë të jetës së tij, është kënaqësi për sytë që ta shikosh atë. Nuk mund të flas për Bayern Munchen, ne vetëm po mendojmë për finalen.

Është e rëndësishme për të, për ne. Nuk është hera e parë që lajmet për Bayernin dalin para një ndeshjeje të rëndësishme për Liverpool”, u shpreh trajneri gjerma

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat