Kahn i ashpër

Futboll

Kahn i ashpër

Më: 31 maj 2022 Në ora: 11:40
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Bayern Munich me anë të një deklarate për mediat polake.

Deklarata e sulmuesit nuk i ka pëlqyer aspak drejtorit të klubit, Oliver Kahn.

Në një prononcim për “Sport1″, legjenda e gjermanisë është shprehur i pakënaqur me fjalët e Lewandowski-t dhe nuk e kupton arsyen përse zgjodhi këtë mënyrë largimi.

“Nuk mund tju them përse Lewa zgjodhi këtë mënyrë për të treguar situatën e tij.

Deklarata të tilla janë të dëmshme për imazhin e klubit dhe të lojtarit. Kjo zgjidhje nuk të shpie askund dhe Roberti duhet të ndihet falenderues ndaj Bayern-it. Vlerësimi nuk është rrugë e njëanshme”- u shpreh Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat