Shqiptari që po çon në këmbë Zvicrën 

Futboll

Shqiptari që po çon në këmbë Zvicrën 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2022 Në ora: 12:14
Ardon Jashari

Futbollisti Ardon Jashari (19 vjeç) luajti një rol të madh për të qëndruar në ligën me ekipin e Luzernit, sidomos me golin e tij në Schaffhausen. 

“Ardon Jashari nuk është i përfshirë në kualifikueset e Kampionatit Evropian U-21”, shkruan media zvicerane “Blick”.

Arsyeja që ai nuk u ftua kanë qenë ndeshjet e barazhit në Zvicër, ku Luzern siguroi ekzistencën.

“Ardon Jashari mund të marrë frymë thellë vetëm pas qëndrimit në ligë. 

Në mars ai bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar U21 në një fitore 5:1 ndaj Uellsit dhe më pas tha: "Nuk do ta harroj kurrë këtë!"”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

Jashari mbetet jashtë listës për ndeshjet e qershorit, kundër Bullgarisë (e shtunë, ora 19:00 në Lugano) dhe në Moldavi (të mërkurën e ardhshme).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat