KF Vëllaznimit merr ftesë për turneun prestigjioz në Turqi

Futboll

KF Vëllaznimit merr ftesë për turneun prestigjioz në Turqi

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:42
KF Vëllaznimit merr ftesë për turneun prestigjioz në Turqi

Një ftesë e madhe ka ardhur për akademinë Naim Kryeziu.

Shkolla e Futbollit të KF Vëllaznimit do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar me një traditë 20 vjeçare në Turqi.

Në këtë turne prestigjioz do të marrin pjesë skuadra të mëdha turke si Fenerbahce, Besiktas apo Bursaspor.

Akademia e Vëllaznimit në këtë turne merr pjesë me gjeneratat U11, U13 dhe U15.

"Akademia e KF Vëllaznimi ftohet ta përfaqësoj si klub shtetin e Kosovës! Turneu është ndërkombëtar me një tradit 20 vjeçare në Turqi, pjesëmarrja në këtë turne është me datën 29.08.2022 deri më 02.09.2022

Në këtë turne marrin pjesë ekipe të ndryshme si përshembull: Fenerbahçe, Besiktas, Buraspor, Basaksehir dhe 0 ekipe të Evropës Juglindore.

Në këtë turnir marrin pjesë gjeneratat e : U11, U13, U15 !

Të gjithë do vendosen në hotel resort “Green Park” Kocaeli-Turqi

Nisja bëhet me datën 28.08.2022 nga aeroporti i Prishtinës Adem Jashari", njofton KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat