Mbrojtësi Velija bëhet pjesë e skuadrës kuqezi

Futboll

Mbrojtësi Velija bëhet pjesë e skuadrës kuqezi

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:53
Mbrojtësi Velija bëhet pjesë e skuadrës kuqezi

Shkëndija e Tetovës angazhon përforcim mjaft cilësor në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, 28 vjeçarin Bashkim Velija, i cili me klubin ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej dy vitesh.

Bashkim Velija së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Laçit nga Republika e Shqipërisë, ndërsa paraprakisht për disa sezone radhazi ka luajtur për ekipin e Renovës.

“Jam tepër i lumtur që sot bëhem pjesë e Shkëndijës. Ka qenë dëshirë e imja e kahmotshme që një ditë të luaj për Shkëndijën.

Ajo që më shumë gëzon është se Shkëndija është duke krijuar një ekip cilësor dhe jam i lumtur që edhe unë do të jem pjesë e ekipit që pritet këtë vit të shënojë sukseset e radhës në garat evropiane. Unë i falënderoj drejtuesit e klubit që ma dhanë këtë mundësi.

Jam lojtar që në fushën e gjelbër gjithmonë e jap maksimumin dhe ju premtoj të gjithëve se do t’i përkushtohem maksimalisht fanellës kuqezi”, deklaroi Velija pas nënshkrimit të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat