Cardinale vendos Maldinin në qendër të projektit të ri

Futboll

Cardinale vendos Maldinin në qendër të projektit të ri

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:04
Cardinale vendos Maldinin në qendër të projektit të ri

“Ishte shumë e rëndësishme për mua të fitoja ndaj Paolo Maldinit. Në fund kaluam tre orë e gjysmë bashkë, ishte fantastike”. Gerry Cardinale, pronari i ri i Milanit (përmes RedBird), foli për “Financial Times”.

Aty tregoi hapat e parë që ndërmori pas marrëveshjes me Elliott dhe familjen Singer. Me këtë rast votëbesoi Paolo Maldinin, drejtorin e zonës teknike dhe një nga arkitektët e titullit të fundit kampion, me ish-kapitenin në qendër të projektit të ri.

Mbi negociatat për transferimin e pronësisë dhe për rolin e Elliott në strukturën e re financiare, Cardinale saktësoi: “Ne kemi përfunduar marrëveshjen duke i lejuar Elliott të vazhdojë të marrë pjesë te Milani në mënyrën që preferon”.

Cardinale, tani që ka zbritur në futbollin italian, dëshiron të transplantojë modelin amerikan të sportit. Si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga pikëpamja e nismave. Një nga këto është padyshim ndërtimi i stadiumit të ri të Milanit.

Cardinale ka ide të qarta për stadiumin e ri të kuqezinjve: “Një markë e kësaj përmase si Milani duhet të ketë një infrastrukturë që tregon aftësitë e tij futbollistike dhe potencialin global. Ne kemi pasur shumë përvojë me projektet e stadiumeve në Shtetet e Bashkuara. Milani dhe Italia meritojnë një stadium të klasit botëror, që ofron më të mirën e sportit dhe argëtimit në shkallë globale.

Sporti dhe argëtimi është një kombinim shumë në modë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një stadium që mund të përjetohet shtatë ditë në javë. Gjithashtu, kështu do të jemi në gjendje të konkurrojmë me anglezët për sa iu përket të ardhurave.

Nuk duhet të ketë një diferencë të tillë të ardhurash mes Serie A dhe Premier League angleze. Megjithatë, kampionati italian ka një mundësi të madhe rritjeje që mund të shfrytëzohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat