“Dardanët” arrijnë në Volos të Greqisë

Futboll

“Dardanët” arrijnë në Volos të Greqisë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:37
“Dardanët” arrijnë në Volos të Greqisë

Një pjesë e tifogrupit “Dardanët” tashmë kanë zbarkuar në Volos, atje ku do të zhvillohet ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës.

Faqja zyrtare e tifogrupit të Kosovës ka publikuar një fotografi nga Volosi.

Kësisoj, futbollistëve të Kombëtares së Kosovës nuk do t’i mungojë as në këtë ndeshje përkrahja e tifozëve. Shumë tifozë të tjerë kanë udhëtuar edhe me vetura personale për në Volos.

Ndryshe, ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Panthessaliko”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat