Rekorde negative për Italinë

Futboll

Rekorde negative për Italinë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:32
Rekorde negative për Italinë,

Fitorja e Gjermanisë përballë Italisë ka sjellë dhe disa rekorde për të dyja kombëtaret, pozitive dhe negative.

Siç bënë me dije portali i mirënjohur i statistikave, “OptaPaolo”, “Panzerat” fituan për herë të parë në historinë e tyre një përballje zyrtare në kohën e rregullt përballë Italisë.

Në 10 përballje që këto dy kombëtare kanë pasur në sfida zyrtare, 6 janë fituar nga “Axurrët” dhe 4 janë mbyllur në përfundim.

Gjithashtu, Italia ka marrë një tjetër rekord negativ. Kjo është hera e parë që “Axurrët” pësojnë 5 ose më shumë gola në një sfidë të vetme që nga përballja e vitit 1957 kundër ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat