Liverpool insiston për Asension

Futboll

Liverpool insiston për Asension

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 06:38
Marco Asensio.

Gjiganti anglez, Liverpool vazhdon interesimin për anësorin e Real Madridit, Marco Asensio.

E ardhmja e Asensio duket të jetë larg Real Madridit.

Spanjolli ka kontratë deri në vitin 2023 me ‘Mbretërit’, por pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ këtë merkato.

Asensio nuk është i lumtur me minutat që ka marrë nën drejtimin e Carlo Ancelottit, andaj largimi duket opsion më i mirë për të.

Sipas ‘AS’ Liverpool vazhdon të interesohet për situatën e spanjollit.

Përveç gjigantit anglez, anësori ka oferta edhe nga Milani dhe Arsenal.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i lojtarit për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat