Ademi takoi Uran Hamitin dhe i jep mbështetje për minimaratonën

Futboll

Ademi takoi Uran Hamitin dhe i jep mbështetje për minimaratonën

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:07
Ademi takoi Uran Hamitin dhe i jep mbështetje për minimaratonën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, mbështet aktivitetin e minimaratonës ‘Vrapo për Autizëm 2022’.

Ai e priti Uran Hamiti duke iu dëshiruar sukses dhe njëherësh fton gjithë komunitetin e futbollit që t’i bashkohet këtij aktiviteti. 

“Federata e Futbollit e Kosovës është bërë pjesë e minimaratonës ‘Vrapo për Autizëm 2022’, që do të mbahet më 3 korrik në sheshin e kryeqytetit, e ku mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do të ju dhurohen fëmijëve me autizëm. 

Kisha kënaqësinë që të takoja Uran Hamitin dhe nga ai të pranoja numrin e pjesëmarrjes në këtë minimaratonë. 
Po ashtu, Uranit dhe drejtuesve të organizatës “ReplayPeace” ia shpreha mbështetjen time dhe të FFK-së për të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.

Ftoj të gjithë komunitetin e futbollit që t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe me blerjen e numrit për pjesëmarrje në minimaratonë prej 3 euro të japin kontributin e tyre për fëmijët me autizëm”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facbeook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat