Pse zgjodhi Strugën?

Futboll

Pse zgjodhi Strugën?

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:29
Pse zgjodhi Strugën?

Fatjon Jusufi është blerja e dytë e Struga Trim Lum gjatë kësaj merkatoje, pas Besart Ibraimit. Jusufi me ekipin e Struga Trim Lum ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti së fundmi ishte pjesë e Renovës.

Ai në një prononcim për faqen zyrtare të klubit strugan, ka treguar edhe arsyen pse zgjodhi pikërisht Struga Trim Lum për të vijuar karrierën e tij të bujshme. “Vendosa të luaj për Struga Trim Lum, pasi mendoj se është një skuadër shumë serioze dhe shumë mirë e organizuar. Ata kanë objektivat dhe qellimet e veta dhe çdo ditë po rriten si skuadër.

Shpresoj që të  jap maksimumin për këto ngjyra për të gëzuar skuadrën si dhe gjithë tifozët strugan” – u shpreh Fatjon Jusufi për faqen zyrtare te klubit.

Jusufi në futbollin vendor, përveç me Renovën kishte luajtur edhe me FC Shkupin, ndërsa Struga Trim Lum do të jetë skuadra e tij e tretë me të cilën do të luaj në Ligën e Parë, aty ku numëron gjithsej 168 ndeshje, 22 gola dhe 13 asistime.

Kujtojmë i njëjti në dy periudha të ndryshme kishte provuar veten edhe jashtë vendlindjes, duke veshur fanellën e Partizanit në Shqipëri dhe armenëve të Shirak, me të cilat skuadra kishte pasur aventura të shkurtëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat