Dy lojtarët e Ajax, Jurrien Timber dhe Antony, janë raportuar si objektiva transferimi nga Manchester United pas emërimit si trajner të ish-trajnerit të Ajax, Erik ten Hag. Por trajneri i ri i Ajax, Alfred Schreuder po dëshiron që t`i mbajë ata.
I pyetur nga ESPN nëse Timber do të mbetet në klub, Schreuder ka thënë: "Shpresoj që po".
Ai kishte një vlerësim të ngjashëm edhe në lidhje me Antony.
“Është e qartë se ne duam ta mbajmë atë djalë.
Mendoj se ai ka ende kontratë deri në vitin 2025. Unë me të vërtetë dua të punoj me të; ai e di këtë, dhe klubi gjithashtu e di këtë”, ka shtuar Schreuder.