Te Arsenali ka optimizëm

Futboll

Te Arsenali ka optimizëm

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:01
Raphinha

Arsenali duket se e ka seriozisht për transferimin e Raphinhas, me trajnerin Mikel Arteta që po synon të përforcojë sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

“Topçinjtë” vazhdojnë të shihen si favorit për të nënshkruar me brazilianin, për të cilin në garë janë edhe Barcelona, Chelsea e Tottenham Hotspur.“The Athletic” ka raportuar se Arsenali është gati të intensifikojë përpjekjet për të nënshkruar me Raphinhan.

Oferta e parë e londinezëve ishte refuzuar nga Leeds United, por tani është duke u bërë gati edhe oferta e dytë.

Lajm i mirë për Arsenalin është se tani besohet se edhe lojtari e dëshiron transferimin në “Emirates Stadium”.

Te Arsenali thuhet se ka optimizëm, teksa bisedimet do të vazhdojnë edhe në javën e ardhshme, kur edhe klubi synon ta kompletojë transferimin e Raphinhas.

Leeds United besohet se kërkon së paku 65 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat