Ceferin frikëson Serinë A

Futboll

Ceferin frikëson Serinë A

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:20
Ceferin

Futbolli italian nuk është në një moment shumë të mirë të historisë së tij, dhe kjo dihet. Megjithatë, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dashur ta kujtojë këtë fakt.

Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, në fakt, ka folur për aspekte të ndryshëm që kanë lidhje me Italinë, ku situata nuk është nga më të mirat për sa u takon infrastrukturave.

“Euro 2032? Nuk ka një stadium që të mund të presë një finale të Champions League. Turqia është një rival i fortë”, ka thënë numri një i UEFA-s.

“Kam folur shumë me Gravina-n, por besoj se edhe qeveria dhe bashkitë e kanë kuptuar vlerën e një Europiani. Për stadiumet duhen garanci të forta më parë”.

Dhe skuadrat italiane duhet të bëjnë kujdes edhe për situatën ekonomik, mbi të gjitha për sa i takon Fair Play- Financiar:

“Disa kanë probleme serioze, por nuk duam t’i vrasim. Nëse paraqesin plane të përballueshme, do t’i ndihmojmë në të gjitha mënyrat.

“Gjëja e rëndësishme është se nuk mund të shpenzosh më shumë se 70% të të ardhurave për rrogat, komisionet dhe merkaton. Sistemi i vjetër ka anuluar humbjet, ky synon të krijojë një balancë konkurruese. Jam optimist”.

Më pas ka ardhur edhe një kritikë për kohën efektive të lojës dhe përdorimin e challenge (ndërhyrja e teknologjisë me kërkesë nga skuadrat) për VAR-in: “Nuk duhet, gjithçka verifikohet që tani: do të krijonte rrëmujë.

“Loja është një fluks, challenge mund të përdoret për të ndalur një aksion. Mjaft me humbjen e kohës: arbitri duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të rriten minutat e kohës shtesë. Jo kohës efektive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat