Insigne prezantohet te Toronto

Futboll

Insigne prezantohet te Toronto

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:27
Insigne

Toronto prezanton goditjen e merkatos, ish sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne. Italiani pasi mbylli aventurën e tij me Napolin mori vendimin për të “shtegtuar” shumë larg dhe për të provuar një eksperiencë të re shumë larg Europës.

Në fjalët e tij të para si lojtar i Torontos, Insigne theksoi se këtu është për fëmijët dhe familjen e tij, dhe jo për para.

“Ishte e vështirë të largohesha nga Napoli.

Unë jam 31 vjeç dhe nuk jam i vjetër, mund të qëndroja ende në Evropë, por gruaja dhe fëmijët janë të parët. Është hera e parë që unë dhe familja ime largohemi nga Napoli. Që në ditën e parë që takova presidentin ai më foli shumë për këtë qytet, mezi prisja të vija, të takoja trajnerin dhe shokët e rinj”, tha ish-kapiteni Napolit.

Më pas Insigne u ndal edhe te e kaluara, një jetë me Napolin, por edhe te arsyeja që e bindi të transferohej te Toronto.

“Besoj se kam dhënë shumë për Napolin, kam humbur ndeshje apo trofe që më  kanë lënduar, por nuk u dorëzova kurrë. Të jem I sinqertë,  doja një sfidë të re. Ishte e vështirë, por kjo është jeta ime.

Napoli është larg nga këtu, por të them të drejtën ndihem si në shtëpi. Një zgjedhje jete edhe për fëmijët e mi, shpresoj që ata të kenë një të ardhme të shkëlqyer këtu. Shumë mendojnë se kam ardhur këtu për para, por kjo ishte një zgjedhje kryesisht për familjen dhe fëmijët e mi. Unë nuk jam dakord që këtu nuk luhet futboll i vërtetë,  erdha për të ndihmuar klubin të fitojmë trofe.”-shtoi italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat