Llapi afër akordit me brazilianin

Futboll

Llapi afër akordit me brazilianin

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:00
Llapi

Klubi i Llapit është shumë pranë firmës me mesfushorin brazilian Robson da Silva. Burime për “Supersport.al” bëjnë më dije se klubi nga Podujeva dhe 26-vjeçari kanë rënë dakord për detajet dhe tashmë mungon vetëm firma.

Sezonin e fundit braziliani ka qenë pjesë e Al-Mesaimeer Sports Club në Katar, por gjatë gjithë edicionit 2021-2022 ka luajtur në vetëm një ndeshje.

Ndërsa në Ballkan mesfushori ka luajtur për Makedonia Gorce Petrov dhe Belasica, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tashmë Da Silva do të nisë një eksperiencë të re, këtë herë në kampionatin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat