Malisheva, me kontrata profesioniste dy talentët e skuadrës

Futboll

Malisheva, me kontrata profesioniste dy talentët e skuadrës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:49
Malisheva

FC Malisheva po mendon edhe për të ardhmen, duke i shpërblyer me kontrata profesioniste talentët e tyre.

Para pak çastesh klubi bardhekaltër ka zyrtarizuar marrëveshjet me dy nga lojtarët e rinj më të mirë të klubit.

Qendërmbrojtësi Erblin Zogaj dhe mesfushori ofensivë Emir Zogaj kanë nënshkruar kontrata profesioniste me klubin.

"Dy talentët tanë të Shkollës tonë të Futbollit, Erblin Zogaj dhe Emir Zogaj, sot nënshkruan marrëveshje me klubin për t’iu bashkuar ekipit seniorë.

Erblini qendër mbrojtës dhe Emiri mesfushor ofanziv, do të jenë energjia dhe entuziazmi rinor që do t’i shtohen skuadrës sonë në futbollin profesional.

Shkolla jonë e futbollit në vazhdimësi ka nxjerrë talente që kanë bërë emër në futbollin kosovar.

Dy djelmoshave tanë u dëshirojmë suksese në shtegëtimin e tyre në futboll dhe fokusin në objektivat tona të përbashkëta.

Një urim të veçantë për Erblinin që sot feston Ditëlindjen. I madh i qoftë gëzimi", njofton Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat